KSHPK zgjedh nënkryetaren e re, Sofka Pejovska Dojçinovska zëvendëson Katica Nikolovskën

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në kuadër të seancës së 90-të zgjodhi Sofka Pejovska Dojçinovskën për nënkryetare të re.

Pejovska Dojçinovska zëvendëson Katica Nikolovskën, të cilën anëtarët e KSHPK-së e falënderuan për punën e bërë deri më tani.

“Për nënkryetar të ardhshëm propozohet anëtari më i vjetër, i cili ka punuar që nga dita e parë e formimit të KSHPK-së”, tha kryetarja e KPSHK -së Biljana Ivanovska, para votimit.

Në seancën e zhvilluar përmes platformës Zoom, u votuan ndryshimet dhe shtesat e propozuara në Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share