Vendi mund të përballet me përhapjen e kolerës
Në mbledhjen e kësaj të enjte të Këshillit të Sigurimit e cila u drejtua nga Ambasadori Shqiptar në Kombet e Bashkuara Ferit Hoxha, u mbajt një moment heshtje për 1 mijë viktimat që humbën jetën nga tërmeti i së mërkurës në Afganistan.
Në fjalimin e tij Hoxha, shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe uroi shërim sa më të shpejt për të plagosurit.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Ndihmës Humanitare është shprehur se po zhvillohen përpjekje të vazhdueshme që pas tërmetit vendi të shmang shpërthimin e Kolerës. Një tjetër problem i vendit pas tërmetit do të jetë edhe rindërtimi i banesave për shkak të varfërisë ekstreme.
Tv Klan