Kryqi në Kodrën e Diellit: Debate dhe përplasje partiake!

KOMUNA E TETOVËS: S`KEMI DHËNË LEJE PËR KRYQIN

Ky është momenti i vendosjes së Kryqit në Kodrën e Diellit. Kryqi 10 metërsh, siç njoftohet, është vendosur pa leje në Kompleksin e Manastirit “Shën Naumi i Ohrit”.

Janë prononcuar nga Komuna e Tetovës. Janë të prerë se nuk kanë dhënë leje për ngritjen e kryqit në Kodrën e Diellit, duke shpallur se ai është vendosur pa lejen e duhur, përcjell KlanM.

“Inspektorët komunal kanë dalë në terren për të vërtetuar gjendjen faktike dhe për të kryer vlerësimin e situatës, sipas të cilave do të merren masat ligjore për të garantuar zbatimin e plotë të rregullave dhe procedurave”, thonë nga komuna e Tetovës.

Vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit ka shkaktuar debate dhe përplasje midis subjekteve politike shqiptare.

Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, kërkuan seancë të jashtëzakonshme me prezencë të Kryetarit të Komunës për sqarimin e opinionit për vendosjen e Kryqit në “Kodrën e Diellit”.

Dënojmë vendosjen e Kryqit në Kodrën e Dielit Tetovë! Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami të mbaj përgjegjësi! – kanë reaguar nga ASH-ja, duke potencuar se vendosja e Kryqit 15 metra të lartë në Kodrën e diellit në një vend turistik ,  në pragun e sezonit turistik përbën provokim dhe polarizim krejtsisht të panevojshëm.

Ndërkohë, për vendosjen e kryqit, akuza të ndërjellta ka pasur mes partive të opozitës shqiptare dhe partive në qeveri. Të parët thonë se vendosja e kryqit është bërë me leje të partive shqiptare në pushtet, kurse të dytët me akuza se në vepër po dëshmohet marrëveshja VMRO-BESA./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share