Kryqi në Kodrën e Diellit: Angelov – qëndroj fjalë pas fjale pas deklaratës së djeshme!

BESA: VENDOSJA E KRYQIT KRYEKËPUT PROVOKIM POLITIK – NUK NDERON BESIMTARËT

Kryetari i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angelov, përmes një postimi në Facebook rindezi tensionet ndëretnike duke u zotuar se me disa miq të vitit 2001 do të organizojë mbrojtjen e Kryqit në Kodrën e Diellit. Ai, sic njofton KlanM, madje ka kërcënuar haptazi për rezistencë agresive maqedonase duke I dërguar mesazh faktorit politik shqiptar që assesi të mos përmendin fjalën “rrënim” apo “heqje” të Kryqit.

Angelovit, sic njofton KlanM, nuk i mjaftoi vetëm ky postim. Gjatë ditës së djeshme postoi një fotografi nga Kodra e Diellit ku në prapavijë shihej Kryqi kontestues.

Sjellja e një funksionari si Stojançe Angelov edhe një herë konfirmon se vendosja e Kryqit në Kodrën e Diellit nuk është për nder të besimit, por kryekëput për provokim politik – pwrcjell KlanM reagimin e Lëvizjes BESA.

“Vetëm të dështuarit dhe humbësit politik mund të përpiqen të fitojnë pikë duke shkaktuar tensione etnike mbi baza fetare. Kjo është në dëm të besimtarëve ortodoksë që dikush dëshiron t’i bëjë vegël për një agjendë politike. Fatkeqësisht, LSDM dhe VMRO-DPMNE ranë në karremin e tyre. Shfrytëzojmë rastin të apelojmë edhe një herë që të mos luajnë me zjarrin. Ne nuk do të tolerojmë autokracinë. Kërcënimet nuk na trembin. Ne do të veprojmë sipas ligjit!” – thonë nga Lëvizja BESA.

Por jo vetëm kaq! Nga Lëvizja BESA, sic njofton KlanM, kanë adresuar edhe kritika të ashpra në adresë të BDI-së.

Reagimi vjen pasi dje, Nënkryetari i integristëve dhe Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, duke komentuar tensionet rreth Kryqit në Kodrën e Diellit, gishtin e drejtoi tek BESA.

“Kjo me siguri është një prezantim i dakorduar I Besës, e cila në mungesë të kapaciteteve që të ofrojë jetë më të mirë për qytetarët hynë në aranzhim të forcave nacionaliste nga të dyja palët me qëllim të shkaktimit të tensioneve. Nuk ka qëllim të ndershëm në këtë veprim që është i turpshëm për vendin” – tha Bujar Osmani.

Nga Lëvizja BESA pretendojnë se BDI-së i duhet Kryqi për të hequr fokusin nga çështjet reale.

”BDI është në Qeverinë që emëroi Stojançe Angelovin për drejtor të Qendrës për menaxhim me kriza. BDI ka një drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimit, i cili ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për rrënimin. BDI-ja ka interes të mos flasë për bizneset e tyre të errëta me Daka Davidoviain në Tetovë, për krimet me lojërat e fatit, për skandalet korruptive me prokurimet publike” – thonë nga Lëvizja BESA.

Stojançe Angelovi nuk e ka komentuar reagimin e Besës. Përmes një postimi në Facebook, ku sërish në prapavijë duket Kryqi në Kodrën e Diellit, Angelovi, sic njofton KlanM, thotë se “gjithçka që pati për të thënë, e kishte thënë gjatë së shtunës”, duke u zotuar se fjalë për fjale qëndron pas asaj deklarate. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share