SAITI: KONTRIBUTI I QYTETAREVE ERDHI NË SHPREHJE
3.363.800 denarë vetëm në linjet telefonike deri më 07 shkurt janë grumbulluar nga donatorë të vendit tonë, ndërsa në fondin e Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV janë paguar gjithsej 6.467.192 denarë, apo gjithsej janë mbledhur 9.830.992 denarë, apo rreth 170 mijë euro, tha sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti.
Saiti shtoi se më ambasadorin e Turqisë u dakorduan që aktivitetet ti koordinojnë edhe më mirë.
“Ramë dakord se ditëve në vijim të intensifikohen mundësitë që njerëzit të mobilizohen dhe motivohen që ndihmat apo donacionet t’i bëjnë në formë të donacioneve financiare, atë mund ta bëjnë më se lehti siç e shqiptuam dje dhe pardje nëpërmjet thirrjeve telefonike në numrin 143-400 apo edhe nëpërmjet xhirollogarisë sonë” – deklaroi Sait Saiti.
Saiti po ashtu shtoi se qytetaret e vendit tonë treguan solidaritet dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të ndihmuar edhe më tej.
“Me kënaqësi mund të shpreh se edhe kësaj here dhe më shumë se herëve tjera, kontributi i qytetareve erdhi në shprehje, vetëm ditën e djeshme u bë grumbullimi i afër 3 milion e 300 mi denarë, dhe afër 6.5 milion nëpërmjet pagesave dhe deri sot kemi 170 mi euro” – tha Sait Saiti.
Ndryshe, Kryqi i Kuq i RMV-së po ashtu ka ndare edhe 1000 pako ushqimore familjare, dhe 1000 pako higjienike dhe 4000 batanije. E po ashtu shtuan se vazhdojnë të monitorojnë situatën në Turqi dhe Siri dhe në bashkëpunim me Gjysmë Hënën e Kuqe të Turqisë do të vazhdoje të koordinoje dhe mobilizoje përpjekjet humanitare të qytetarëve dhe kompanive qe ofrojnë mbështetjen për popullatën e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri