Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh. T. Dejvid Gir, i cili zyrtarisht e dorëzoi Raportin e progresit të vendit të Komisionit Evropian. Në takim, krahas Kryetarit, ishin të pranishëm edhe koordinatorët e Grupeve parlamentare të LSDM-së, Jovan Mitreski, BDI-së Arbër Ademi, deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Atnan Neziri dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.
Ambasadori Gir, gjatë prezantimit të Raportit për progresin e vendit, e potencoi pjesën për Kuvendin si forum për dialog politik konstruktiv, sidomos për agjendën reformuese të BE-së dhe si institucion qendror në të cilin zhvillohet debati i të gjitha partive politike. Theksohet se duhet të luajë rol aktiv dhe pozitiv në procesin e negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në BE. Nevojiten përpjekje të përbashkëta dhe të shpejta nga të gjitha partitë si hapa me prioritet për përforcimin e roit të dhomës ligjvënëse. Në të shënohen pritjet dhe rëndësia e inkuadrimit dhe interesit aktiv edhe në procesin e Dialogut Zhan Mone të të gjitha partive politike në Kuvend.
Kryetari Xhaferi e potencoi rëndësinë e zbatimit konsekuent në vepër të qëllimeve të deklaruara eurointegruese të reflektuara në programet partiake të të gjitha grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve të partive politike në Kuvend.
Raporti për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i Komisionit Evropian tani më është i publikuar dhe mund të lexohet në mënyrë integrale.