Një delegacion i udhëhequr nga Abdullah bin Muhamed AlSheikh, kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mexhlisi Al Shura, prej sot e deri të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftuan nga Kuvendi, nesër Abdullah bin Muhamed AlSheikh do të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ndërsa pas takimit do të marrë pjesë edhe në nënshkrimin e Librit të përshtypjeve.
Nga MPB kumtuan se për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, në Shkup prej sot e deri të shtunën do të ketë regjim të ndryshuar të komunikacionit.
Me regjimin e posaçëm, të cilin do ta zbatojë Njësia për sigurinë e komunikacionit rrugor, do të përfshihen rrugët në rajonin më të gjerë qendror të qytetit të Shkupit.