Kryetari i Komunës së Haraçinës në gjendje të mirë shëndetësore, kthehet në punë

Gjate ditës së sotme është raportuar se është sulmuar fizikisht kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Siç njoftonë KlanM Kryetari i Komunës është në gjendje të mirë shëndetësore. Menjëherë iu është kthyer obligimeve të përditshme në komunë.

Ibrahimi për tv KlanM thotë se ngjarja që ndodhi nuk do ta zmbraps nga plani për zhvillimin e Haraçinës deri në fund të mandatit.

Për rastin në fjalë më herët u deklaruan edhe nga Ministria për Punë të Brendshme nga ku thanë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Më 13.09.2022, në ora 09:46 në SPB-Shkup, kryetari i Komunës së Haraçinës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit” thonë nga MPB./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share