Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Reisul Ulema Shaqir Fetahu, i ftuar në emisonin Klan Debat uroi besimtarët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Fetahu tha se ky muaj duhet të shërbei që njerëzit të bëhen më të mirë dhe më të mëshirshëm, të largohen nga veset e këqija dhe të kthehet tek vlerat e mirëfillta njerëzore.
“Ne tani kaluam një natë të muajit të Ramazanit dhe ditën e sotme që e agjëruam, prandaj nga rasti përfitoj që të përshëndes të gjithë besimtarët paqja mëshira dhe bagtitë e zotit qofshin mbi ju. Edhe besimtarët e vendit tonë i bashkangjiten botës islame në pritjen e këtij muaji, dhe me qëllim të lehtësimit të kryerjes së mëuajit të ramazanit BFI-ja ka bërë përgatitje me të gjitha organet islame dhe muftenitë e saj, që besimtarët të absorbojnë mësimet që na vijnë nga ky muaj, që është muaji më i dashur nga zoti dhe besimtarët. Uroj besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit, ju dëshiroj agjërim të lehtë. Ta kujtojmë se në këtë muaj të Ramazanit besimtarët kryejnë një nder kushtet e fesë, siç është agjërimi, një veprim i obliguar për çdo besimtar në moshë madhorë që gëzon shëndet fizik dhe psiqik, si një formë respekti ndaj caktimit të zotit. Ky muaj është reflektim për tu bërë njerëz më të mirë, sepse besimtari nuk agjëron vetëm me mos pije ose haje, mirëpo me gjithë qenien e tij, pra duhet te bëhemi njerëz më të mirë, sepse zotit nuk i duhet etja apo uria jonë, por mirësia jonë. Ndaj ky Ramazan lë të na bëj njerëz më të mirë, le të na largoi nga veset e këqija, ta kuptojmë solidaritetin, sepse kur jemi të uritur apo të etur ja kuptojmë hallin edhe atyre që nuk kanë. Ndaj, agjërimi është solidaritet për çdo besimtar, mëson durimin në çdo pengesë te jetës, kështu formon dhe vlerat morale njerëzore”, tha Fetahu. /tvklan.mk