GJORGJIEVSKI: DO TË MENAXHOJMË VET ME MBETURINAT DHE PASTËRINË E KOMUNAVE
Për pastërti më të mirë në qytet dhe për t’i shmangur punësimet partiake duhet që Ndërrmarja Publike “Higjiena Komunale” të shpërbëhet ndërsa ingereca për pastërtinë në qytet ta marrin të gjithë komunat e qytetit. Kështu ka deklaruar Orce Gjorgjievski në intervistën javore për Radio Europa e Lirë.
“Për mua irelevante është sa peshon biznesi i mledhjes së mbeturinave dhe kush bënë pjesë në këtë biznes. Për mua është më e rendësishme që kur të dal në rrugë të kam pamje me ambient të pastër.Për momentin për higjienën në Qytetin e Shkupit shumë pak po punohet. Për këtë shkak unë dhe të gjithë kryetarët e komunave të Shkupit mendojmë se duhet të shpërbëhet Ndërrmarja Higjiena Komunale” – tha Orce Gjorgjievski, kryetar i komunës së Kisella Vodës.
Ndryshe para një jave një pjesë e punëtorëve të Higjienës Komunale bojkotuan punën, për këtë të gjithë komunat e kryeqytetit ishin të mbushura me mbeturina, ndërsa era e keqe kutërbonte gjithandej. Kryetari i Komunës së Kisella Vodës mbledhi mbeturinat e komunës dhe i gjujati para NP “Drisllës” e për këtë kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska paralajmëroi dënim prej 90 mijë eurove. Gjorgjievski tha se nuk do ta paguajë dënimin pasi që nuk Ndërrmarja nuk është nën kompetencat e qytetit. /KlanMacedonia/