Kryeparlamentari Talat Xhaferi priti në takim Ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka pritur sot në një takim në Kuvend, Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela P. Ageler. Ky është takimi i parë mes Xhaferit dhe Ageler, që kur kjo e fundit pranoi zyrtarisht detyrën e re në Ambasadën Amerikane në Shkup.

“Xhaferi, duke e përshëndetur vendimin e SHBA-ve për rritjen e vëmendjes mbi rajonin, falënderoi edhe për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë i rëndësishëm e japin në vazhdimësi në fusha të ndryshme. Ai u zotua edhe për dinamizimin e takimeve dhe këmbimin e përvojave të ndërsjella në nivelin parlamentar. Ndërsa Ambasadorja Ageler, theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të vetëdijshme për vendimet e deritanishme të vështira që i ka marrë vendi, dhe janë të informuara për sfidat e ardhshme që duhet të tejkalohen për realizimin e procesit integrues në Bashkimin evropian. Në këtë drejtim, ajo shprehu bindjen se SHBA-të do të vazhdojnë me mbështetjen dhe me dhënien e kontributit të vet aktiv”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga shërbimet kuvendore.

Në fund, nga Kuvendi thonë se Ambasadorja Ageler ka përshëndetur angazhimin e Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s, në raport me situatën në Ukrainë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share