Austria asnjëherë nuk do t`i lejojë Ukrainës statusin e vendit-kandidat për anëtarësim në BE, në llogari të vendeve të Ballkanit Perëndimor – ka deklaruar Kryeparlamentari austriak, Volfgang Sobotka, në një intervistë për agjencinë APA.
Ai ka thënë se për Austrinë me rëndësi është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor jo vetëm që të kenë perspektivë evropiane, por t`u tregohet mënyra se si të hyjnë në BE.
Ai ka rikujtuar se kancelari austriak, Karl Nehamer, qartë e ka bërë më dije se nuk do të ketë aderim të shpejtë për Ukrainën.
Propozimi austriak për procesin aderues është I mirë për vendet e Ballkanit Perëndimot – ka thënë Sobotka.
Sipas tij, anëtarësimi I plotë në BE, sipas modelit austriak, nuk do të hiqet nga tavolina, por, përkundrazi.
“Procesin e zhvillojnë vendet që duan të bashkangjiten. Nëse plotësojnë kushtet, atëherë do të bëhen anëtare” – ka sqaruar Sobotka.
Njëkohësisht, ai ka kritikuar qasjen aktuale të aderimit me 35 kapituj, ku, sic thotë, negociatat zhvillohen në kohë të pacaktuar pa u trsuar perspektivë qytetarëve.