Kryeministrja e Estonisë siguron fitoren në zgjedhje

Partia e saj siguroi 31% të votave kundrejt 15% të ekstremit të djathtë, por duhet të formojë një koalicion për të qeverisur

Partia e Kryeministres estoneze Kaja Kallas siguroi vendin e parë në zgjedhjet parlamentare, një rezultat që tregon se Talini të mbetet një nga qeveritë më të vendosura pro-Kiev në Evropë.

Rezultatet me 98% të votave të numëruara treguan partinë e ekstremit të djathtë EKRE në vendin e dytë, me 16.1% kundrejt 31.5% për grupin liberal të Kallas, duke reflektuar shqetësimet e disa votuesve për rritjen e kostos së jetesës në vazhdën e luftës ruse në Ukrainë.

Nëse Kallas, 45 vjeç, arrin të krijojë një koalicion funksional, kjo do të tregonte drejtimin pro-evropian të vendit baltik. Estonia, një fqinj perëndimor i Rusisë me një popullsi prej 1.3 milionë banorësh, do të qëndrojë gjithashtu në rrugën e duhur për të adoptuar më shumë energji të gjelbër mes ndërprerjes së furnzimeve ruse si dhe për të vazhduar politikën e saj të pranimit të refugjatëvë nga Ukraina.

“Shpresoj që ata të kenë parë që kam bërë një punë të mirë dhe më pas të mund të besojnë vendin në duart e mia, në mënyrë që unë të mund të udhëheq katër vitet e ardhshme. Ne duhet të bëjmë reforma të mëdha në lidhje me tranzicionin e gjelbër si dhe gjithashtu duhet të investojmë në sigurinë tonë.  Rusia nuk është zhdukur dhe nuk do të zhduket. Pra, ne duhet të punojmë me këtë. Dhe gjithashtu kemi probleme si kohezioni rajonal, por edhe sistemi arsimor që është më i miri në botë, ka nevojë për rikostruktim.”

Partia e Kallas fitoi zgjedhjet në vitin 2019, por më pas ra në vitin 2021, duke lejuar Kallas të krijojë një koalicion.  Ndërkaq partia e ekstremit të djathtë EKRE gjatë gjithë fushatës ka premtuar se do të ulë faturat e energjisë të cilat janë rritur pas nisjes së agresionit rus. Pjesëmarrja në votime ishte 63.7%, në përputhje me zgjedhjet e mëparshme, dhe me 51% të votave të hedhura nga interneti.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share