Kryeministri Xhaferi takon përbërjen e re të Komisionit Antikorrupsion!

PARANDALIMI I KORRUPSIONIT DHE ZGJEDHJET 2024

Kryeministri Talat Xhaferi, ka takuar Kryetaren e sapo zgjedhur të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Tatjana Dimitrovska dhe anëtarët e përbërjes së re të Komisionit. Antikorrupsioni ka mbështetjen në realizimin e obligimeve ligjore – ka deklaruar Kryeministri Xhaferi.

Të vazhdojë procesi i zhvillimit të Komisionit Antikorrupsion, të forcohet statusi si dhe në mënyrë efektive të zbatohen kompetencat ligjore në fushën e parandalimit të korrupsionit. Ishte ky mesazhi që dol inga takimi I Kryeministrit Xhaferi me përbërjen e re të Antikorrupsionit.

Në këtë takim është diskutuar edhe organizimi dhe zbatimi I zgjedhjeve të dyfishta.

“Bashkërisht u theksua se të gjithë subjektet politike, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, duhet të fokusohen drejt zhvillimit të zgjedhjeve transparente, korrekte dhe demokratike sipas standardeve dhe praktikave evropiane duke marrë parasysh se RMV-ja aspiron për hapa të mëtutjeshëm në procesin e integrimit evropian, për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Bashkërisht është konstatuar pajtimi se sundimi i të drejtës  është një nga prioritetet kryesore për të gjithë qytetarët.

Në këtë drejtim, sic thuhet, nevojiten përpjekje të përbashkëta, nga të gjitha palët, të gjyqësorit, të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, si dhe të gjerë nga publiku shoqëror, për arritjen e rezultateve të pritura./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share