Kryeministri Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e dy ministrave dhe emërimin e dy të rinjve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi shkresë deri te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në të cilën, në pajtim me nenin 94, paragrafi 2 i Kushtetutës së Republika të Maqedonisë së Veriut, i propozon Kuvendit në seancën e parë vijuese t’i shkarkojë: Fatmir Mexhitin nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe Azir Aliun nga pozita e ministrit për Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Kryeministri Xhaferi i ka dorëzuar edhe një shkresë Kryetarit të Kuvendit, Mitreski, në përputhje me nenin e lartpërmendur të Kushtetutës, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i zgjedhë: Ilir Demirin, për ministër që do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Naim Bajrami, si ministër që do të drejtojë Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share