Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, nis sot një vizitë katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë dy ditëve Sanchez do të qëndrojë në Beograd, derisa ditëve në vazhdim ai do të vizitojë Sarajevën, Mostarin, Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën ku një nga çështjet që do të jetë në fokus është zgjerimi i Bashkimit Evropian, shkruan Euronews Serbia.
Klan Kosova shkruan se gjatë vizitës së tij Sanchez nuk do të vizitojë Prishtinën, pasi Kosova nuk njihet ende nga Spanja.
Në takimin e liderëve të BE-së në Bruksel në fund të qershorit, Sanchez vendosi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo do të jetë hera e parë që një kryeministër i Spanjës viziton Serbinë pas disa dekadash. Ndërsa sipas analistëve në Serbi, vizita e tij ka është shumë domethënëse për shkak të raporteve ndërshtetërore, por edhe për çështjen e dialogut me Kosovën./klankosova