Kryeministri i Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq, do të qëndroj sot në vendin tonë bashkë me një delegacion qeveritar. Vuçeviq do të pritet nga kryeministri Hrisitian Mickoski.
Në kuadër të vizitës do të mbahet një takim kokë më kokë mes kryetarëve të qeverive të dy vendeve dhe më pas një takim plenar mes dy delegacioneve, i cili do të vijojë me nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Energjisë të Maqedonisë dhe Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës së Serbisë.
Është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e Mickoskit dhe Vuçeviqit.
Sipas Qeverisë së Serbisë, Vuçeviq do të ketë edhe një takim me përfaqësues nga shoqatat serbe, shoqëritë kulturore dhe artistike, partitë politike, si dhe kompanitë serbe që operojnë në Maqedoninë e Veriut.