Kryeministri serb: Kemi parandaluar kontrabandën me drunj!

Screenshot

“JEMI NË KONTAKT TË PËRDITSHËM ME KFOR-in”

Ministria serbe e Mbrojtjes ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Gjatë një deklarate për mediat, Kryeministri serb, Milosh Vuçeviq, ka potencuar se zyrtarë ushtarakë që shihen nëpër fotografi kanë qenë duke parandaluar kontrabandën me drunj.

Ushtria serbe ka komunikim ditor me pjesëtarët e KFOR-it dhe kemi linjat e komunikimit dhe patrullat e përbashkëta, kurse Albin Kurti sajon për aktivitetet e ushtrisë serbe. Ato forca që pretendojnë se janë takuar me pjesëtarët e ushtrisë serbe janë kriminelë, trafikantë, hajna që nga territori I Kosovës hyjnë përmes linjës administrative në Serbinë qendrore për të vjedhur ç`të gjejnë. Ushtria serbe kryen detyrat konform ligjit. S`ka aktivitete shtesë, asgjë nuk jemi duke bërë që mund të çojë drejt eskalimit në terren, jemi të qetë e të durueshëm” – tha Vuçeviq. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share