Kovaçevski refuzoi ftesën e Mickoskit për takim liderësh ose TV duel
Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse është I pranueshëm propozimi I VMRO-DPMNE-së për modelin kroat të Kushtetutës, deklaroi se vendi ka modelin maqedonas dhe se obligimi I të gjitha partive është që t`i mbështesin vendimet e rëndësishme strategjike poër vendin, njofton KlanM.
“Ju përmendni modelin kroat, parti tjera dolën me modele tjera. Unë vlerësoj se kemi modelin maqedonas, për identitetin që e fituam në kornizën negociuese. Të gjitha partitë politike në vend, sikurse partitë në Kroaci kur aderoi në BE, kanë për obligim t`i mbështesin vendimet strategjike e jo të luftojnë për pikë politike”,tha Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka refuzuar ofertën e liderit të VMRO-DPMNE-së për takim liderësh ose duel televiziv rreth propozimit që Preambula e Kushtetutës së RMV-së të jetë sipas shembullit kroat.
“Takim liderësh patëm në dhjetor, me nismën time. Në atë takim të gjithë liderët e partive politike u dakorduan për domosdoshmërinë e miartimit të ndryshimeve kushtetuese, përvec njërit që heshtte dhe dy të tjerëve që nuk erdhën. Vlerësoj se s`ka nevojë për takim liderësh për shkak se qëndrimet tashmë janë të njohura”,tha Dimitar Kovaçevski.
VMRO-DPMNE-ja, sic percjell KlanM, mbetet në qëndrimin se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin në këtë përbërje parlamentare. Para disa ditëve theksuan se do t`i pranonin këto ndryshime nëse janë sipas modelit kroat. Ky model parashikon ndryshimin e karakterit multietnik në atë unitar të vendit.
Ministria e Drejtësisë, siç njofton KlanM, dje njoftoi se pret propozimet e skepërtëve në grupin e punës që duhet të formohet së shpejti. Afati për nominim është deri më 10 Prill, kurse përveç partive ftesa për të nominuar ekspertë për ndryshimet kushtetuese është dërguar edhe tek Presidenti I vendit, Ministria e Jashtme dhe Sekretariati për Çështje Evropiane./KlanMacedonia/