Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Bernard Kouchner. Kouchner ishte përfaqësuesi i parë Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë gjatë periudhës 1999-2001.
Kurti dhe Kouchner diskutuan për suksesin e intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe për periudhën e pasluftës deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës. Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin e Kouchnerit dhe e mirëpriti për një vizitë në Kosovë.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e z. Kouchner fillimisht në periudhën 1999-2001 në rolin e tij të përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, dhe pastaj gjatë viteve 2007-2010 si ministër i Punëve të Jashtme të Francës gjatë së cilës kohë, vendi ynë shpalli pavarësinë dhe u njoh nga Franca”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.