Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur sot në takim, në nderë të ditëlindjes së saj, këngëtaren e njohur nga Prishtina, Rita Ora.
Ajo, tek kryeministri Kurti, u pa e shoqëruar me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, transmeton klankosova.tv.
Me këtë rast, kryeministri Kurti shprehet se Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re, duken pa kufi rreth fushës së artit.
”Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja dhe Taika Waititit sot ne ditelindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shprehet Kurti.
.@RitaOra has reached the highest heights of success and recognition worldwide while always honoring her roots and culture back home. It was an honor to host her and @TaikaWaititi today on her birthday. Kosova, the UK, and New Zealand seem without boundaries in the face of art. pic.twitter.com/ZaHJcFqJTT
— Albin Kurti (@albinkurti) November 26, 2023