Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka pritur sot në para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me një ceremoni zyrtare Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.
Në vizitën zyrtare në vendin tonë, Kryeministrin kroat Plenkoviq e shoqërojnë ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Republikës së Kroacisë, Davor Filipoviq dhe deputetja në Kuvendin kroat për minoritet shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllave në Republika e Kroacisë, Ermina Lekaj Përljaskaj .
Kryeministri Kovaçevski do të ketë takim kokë tet-a-tet me Kryeministrin Plenkoviq, ndërsa më pas është planifikuar takim dypalësh i të dy delegacioneve, pas së cilit do të vijojë konferencë e përbashkët për shtyp.
Kryeministri Kovaçevski është paraparë të marrë pjesë në fjalimin e Kryeministrit kroat Plenkoviq, para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.