Kryeministri Kovaçevski merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, filloi pjesëmarrjen në Forumin Strategjik të Bledit, i cili këtë vit ka temën “Solidaritet për siguri globale”.
Kryeministri Kovaçevski sot në Forumin Strategjik të Bledit do të ketë prezantimin e tij në panelin udhëheqës të pasdites së bashku me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe kryeministrat e Sllovenisë, Robert Gollob, të Shqipërisë, Edi Rama, të Kroacisë. Andrej Plenkoviq, i Bullgarisë, Nikollaj Denkovm i Kosovës, Albin Kurti, e Serbisë Ana Bërnabiq, i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krishto.
Në kuadër të pjesëmarrjes së këtij viti në Forumin Strategjik të Bledit, Kryeministri Kovaçevski sot do të zhvillojë disa takime dypalëshe, mes të cilave me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, si dhe me përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian, Mirosllav Llajçak, dhe Mbretëria e Bashkuar, Sir Stjuart Piç.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share