Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Ohër ka mirëpritur delegacionet e Serbisë dhe Kosovës para fillimit zyrtar të takimit të dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, njofton KlanM.
Në pritjen zyrtare morën pjesë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogu Beograd – Prishtinë dhe për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Përfaqësuesi i Lartë Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me krerët e delegacionit serb dhe atij të Kosovës, presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti, duke filluar nga ora 10:00, e më pas do të ketë takim të përbashkët. Në fokus të takimeve do të jetë propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./KlanMacedonia