Kryeministri Kovaçevski adhurues i ushqimeve ”fast food” (FOTO)

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duket se është adhurues i ushqimeve “fast food”.

Kjo pasi ai kohëve të fundit vazhdimisht në profilin e tij në Facebook publikon fotografi duke u shërbyer e duke konsumuar nëpër dyqane të ushqimeve të shpejta, të ashtuquajturat ushqime “fast food”. Para një jave, gjatë vizitës së tij në Gostivar, Kovaçevski publikoi fotografi ku shihet duke konsumuar qebapë në njërin prej lokaleve në qytet, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali dhe zv/kryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Njerëzit tanë janë të mirë dhe punëtorë, kam pasur nderin të bëj një mik të ri sot, dhe të di se ku të vij përsëri për drekë”, shkroi Kovaçevski në mbishkrimin e fotografive nga Gostivari.

Kurse edhe mbrëmjen e djeshme, pas aktiviteteve të tij në Manastir, kryeministri u ndalua për “fast food”, por kësaj radhe ai u përcaktua për një tost.

“Tashmë e di ku të ha një darkë të mirë në “Shirok Sokak”.

Bizneset e vogla dhe familjare janë shtytësit e ekonomisë, më vjen mirë që ka shumë punëtorë që besojnë në vetvete dhe e zhvillojnë biznesin e tyre këtu, në shtëpi”, shkroi Kovaçevski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share