Në seancën e 57-të të Qeverisë së RMV-së, Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka njoftuar anëtarët e Qeverisë se në MPJ nga presidenca franceze ka arritur propozimi me zgjidhje që kanë të bëjnë me pozicionet dhe qëndrimet tashmë të bëra publike nga ana e RMV-së rreth kontestit me Republikën e Bullgarisë-njofton KlanM.
Sic thuhet në komunikatën e Qeverisë, propozimi po shqyrtohet nga ekspertët në MPJ, kurse I njëjti, sic përcjell KlanM, nga nesër do të vendoset në process të gjerë konultativ, me partnerët e koalocionit qeveritar, Presidentin, Parlamentin, si dhe me sektorin qytetar, ekspertët dhe opinionin e gjithmbarshëm në vend, pas cka pritet të merret vendimi për propozimin.