Kryeministri i Portugalisë e viziton Shqipërinë, Rama e pret në takim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot e ka pritur për vizitë homologun e tij të Portugalisë, Antonio Costa.

Rama shprehet se kanë diskutuar për projektet digjitale dhe për programin transformues të banesave sociale. Për këtë të fundit, thekson kryeministri, do të dërgohet një ekip ekspertësh në Portugali.

“Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali”, shkruan Rama krahas fotove./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share