Kryeministri i Holandës jep dorëheqjen

Mark Rutte e mori vendimin pas mosmarrëveshjeve në qeveri për emigrantët

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dhënë dorëheqjen pas divergjencave të mëdha mes katër partive që përbëjnë koalicionin qeverisës. Ngërç politik ka lindur pas palët nuk bien dakord për pranimin e emigrantëve në Holandë.

Tensionet arritën kulmin këtë javë, kur Kryeministri Rutte kërkoi mbështetje për një propozim për të kufizuar hyrjen e fëmijëve të refugjatëve të luftës që janë tashmë në Holandë dhe për t’i detyruar familjet të presin të paktën dy vjet përpara se të bashkohen. Ky propozim i fundit shkoi shumë larg për dy parti të koalicionit duke shkaktuar një ngërç.

Koalicioni i Kryeministrit Rutte do të qëndrojë në pushtet si një qeveri e përkohshme derisa të formohet një administratë e re pas zgjedhjeve të reja, një proces, i cili në peizazhin e përçarë politik holandez zakonisht zgjat me muaj.

Holanda tashmë ka një nga politikat më të ashpra të emigracionit në Evropë, por nën presionin e partive të krahut të djathtë, Rutte prej muajsh po përpiqej të kërkonte mënyra për të reduktuar më tej fluksin e azilkërkuesve. Sipas gjasave zgjedhjet e reja do të zhvillohen në Nëntor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share