Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Shqipëri për samitin e Procesit të Berlinit që për herë të parë mbahet në Tiranë.
Mitsotakis është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Procesi i Berlinit mbledh sot në Tiranë liderët e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo është hera e parë që Procesi i Berlinit, i inciuar nga Gjermania, zhvillohet jashtë kufijve të Bashkimit Europian.
/tvklan.al