Kryeministri hungarez takim me Trumpin këtë të premte

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të takohet me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, këtë të premte në Florida.

Ky takim do të vijë pasi ai miratoi hapur ofertën e aleatit të tij prej kohësh për t’u rikthyer në presidencën e Amerikës këtë vit.

“Nuk është kumar, por në fakt bast për të vetmin shans të arsyeshëm, që ne në Hungari të vëmë bast për kthimin e Presidentit Trump”, tha Orban në një forum ekonomik të hënën.

“E vetmja mundësi e botës për një marrëveshje relativisht të shpejtë të paqes është ndryshimi politik në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo lidhet me atë se kush është presidenti”, shtoi ai, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share