Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar komunën e Dragashit dhe fshatin Kuk pas vërshimeve të djeshme. Ai vlerësoi dëmet e konsiderueshme në infrastrukturën publike dhe theksoi nevojën për ndërhyrje urgjente.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar ose viktima. Komisioni vlerësues po inspekton masën e dëmeve për të përcaktuar riparimet dhe rindërtimin. Kryeministri Kurti falënderoi institucionet e shtetit dhe Kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladinin, për bashkëpunimin. Qeveria është pranë komunës dhe qytetarëve për të kaluar këtë situatë sa më shpejt dhe sa më lehtë.