“Kryeministër, a je i vetëdijshëm…” – Sela tregon se çka i tha Kurtit në takim!

I ftuar në Klan Debat, Ziadin Sela foli sot për ndodhitë brenda ASH-së dhe për ngjarjet që sollën deri në ndarjen e kësaj partie në dy grupe. Sela tregoi se Taravari ka realizuar takime me krerët e partive opozitare fshehurazi dhe në mënyrë jotransparente. Sipas Selës, në takimin që ka realizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit nuk ka insistuar për diçka, por thejsht ka dashur të marrë informata për zhvillimet politike. Sipas Selës, ka qenë skandaloze që Taravari nuk ka marrë asnjë anëtar të kryesisë në takimet që i ka zhvilluar me Kurtin, por edhe me partitë tjera.

“Unë i jam përgjigjur kështu. Kryeministër, a je i vetëdijshëm që në momentin që po flasim, me një nga ata aktorë politikë unë kam akoma në fuqi një marrëveshje, e cila dy herë është shkelur. Edhe në momentin që po flasim është në fuqi ajo marrëveshje me Alternativën”, thotë Sela./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share