Kryegjyshata botërorë Tiranë/ Besimtarët Bektashinj festojnë “Sulltan Nevruzin”

Besimtarët bektashinj në mbarë botën festojnë këtë të shtunë ditën e Sulltan Nevruzit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar.

Në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë, besimtarë të të gjitha moshave u mblodhën, duke u lutur për më shumë lumturi dhe dashuri. Kryegjyshi Botërorë i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj në mesazhin e tij me rastin e kësaj dite kërkoi nga besimtarët të shprehin më shumë dashuri dhe të ndihmojnë më shumë njëri-tjetrin.

Me rastin e kësaj dite edhe krerë të lartë shtetëror dhe të politikës në vend përcollën urimet e tyre për besimtarët bektashinj. Presidenti i Republikës Bajram Begaj në mesazhin e urimit shkruan se kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një foto të oedonit të selisë bektashiane për të uruar këtë festë të rëndësishme të këtij besimi.

Mesazh urimi ka përcjell dhe lideri i opozitës Sali Berisha, i cili uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët për një të ardhme më të mirë.

Por për këtë festë, një urim të veçantë përcolli edhe presidenti amerikan Donald Tramp, i cili përmes një mesazhi të shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë thotë se “Kjo traditë shekullore është një mundësi për të reflektuar dhe për të pritur pranverën me një frymë të re shprese dhe optimizmi”.

Klan Neës

Lexo gjithashtu
Total
0
Share