KRRE: Konsumatorët e lidhur në Ballkan Enerxhi Grup të vazhdojnë t’i paguajnë me rregull faturat mujore për energjinë termike të dërguar.
Ushtruesi i tanishëm i veprimtarisë energjetike, i cili ka kërkuar ndërprerjen apo të cilit i është hequr licenca, në përputhje me Ligjin e Energjetikës është i detyruar të mundësojë shërbimin publik deri sa të zgjedhet ushtruesi i ri i veprimtarisë energjetike, respektivisht në këtë rast të prodhimit, të shpërndarjes dhe të furnizimit me energji termike. Deri në zgjedhjen e ushtruesit të ri të veprimtarisë energjetike, BEG-u ka për detyrë të ushtrojë veprimtarinë publike të prodhimit, të shpërndarjes dhe të furnizimit me energji termike.
Nga ana tjetër, në përputhje me Rregullat e Furnizimit me Energji Termike dhe me Sistemin Tarifor, konsumatori është i detyruar që rregullisht t’i paguajë faturat e shërbimit të kryer.
Konsumatori ka për detyrë ta paguajë shumën e faturës dhe faturat e papaguara nga muajt paraprakë kalendarik të cekur në faturë për muajin e fundit kalendarik – qëndron në Rregullat e Furnizimit me Energji Termike, njoftojnë nga KRRE.
Lexo gjithashtu
Një foshnje e pajetë gjendet në një shtëpi të improvizuar në Shkup
Më 27.11.2023 në ora 14:00 në SPB Shkup, mjek i punësuar nga Ndihmën e Shpejtë në Shkup ka…
28.11.23 16:52
“20 orë peng” | LD reagon për torturat e policisë serbe ndaj familjes nga Gostivari – thirrje Bujar Osmanit
Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka reaguar për raportimet rreth malltretimeve që policia serbe, thuhet se ua ka…
25.08.23 19:10
Zjarrfikësit e Shkupit në terren në Gaziantep
Ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit tashmë janë në terren në Gaziantep së bashku me ekipet e…
09.02.23 18:22