KRRE-ja ia merr licensën kompanisë “BEG”

ARSYEJA – JO KUALITETI I DUHUR I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË PËR NGROHJE

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendimin për ndalimin e licensës për Kompaninë BEG. Kryetari I Këtij Komisioni, Marko Bislimovski ka siguruar se nuk do të ketë ndërprerje me prodhimin e energjisë për ngrohje në Shkup, për shkak se kjo kompani do ta kryejë veprimtarinë deri në zgjedhjen e kompanisë së re.

“Menjëherë pas përfundimit të kësaj seance kryesore, Komisionit Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit do ta informojë Qeverinë dhe Qeveria në bashkëpunim të mëtutjeshëm me Ministrinë e Ekonomisë është e obliguar të organizojë tender, përkatësisht thirrje publike për zgjedhjen e një përmbaruesit të ri për kryerjen e aktivitetit prodhim të energjisë për ngrohje.”deklaroi kreu i KRRE-së Marko Bislimovski.

Shkaku i kësaj ndërprerjeje sipas komisionit ishte jo kualiteti i duhur i shpërndarjes së energjisë për ngrohje.

“Në 10 vitet e kaluara, këto tre kompani që janë pjese të Balkan Energy Group kanë kryer këtë aktivitet, kryesisht duke përmbushur detyrimet e tyre nga licencat, por ka ardhur koha kur menduan se nuk mund të siguronin më shpërndarje cilësore të nxehtësisë në një nivel të përshtatshëm, deklaroi kreu u KRRE-së Marko Bislimovski.

Marrja e licensës vjen pasi Kompania BEG paraqiti harxhime serioze për vitin e kaluar kurse në vitin 2022 kompania shtetërore mori menaxhimin me ngrohjen në Shkup.

Si shkaqe ishin përmendur çmimet e larta të energjensave, ku kompanitë nuk kishin mundësi të sigurojnë financimin e sezonit të ngrohjes pa ndihmë nga shteti. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share