Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit ndërmjet Kroacisë dhe Kanadasë me rezultat 4:1 në favor të kroatëve.
Pas kësaj humbje, Kanadaja është eliminuar nga gara e Kampionatit Botëror 2022.
Kjo përballje u zhvillua në stadiumin ndërkombëtar Khalifa që ndodhet në Katar të Emirateve të Bashkuara Arabe, njofton Klan Kosova.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe ylli i Real Madridit, Luka Modriq.
90+4′ Mesfushori kroat, Lovro Majer, shënoi gol në minutat shtesë, kështu duke e thelluar epërsinë në 4:1 ndaj Kanadasë.
90′ Shtohen edhe gjashtë minuta lojë.
70’ Sulmuesi Andrej Kramariq arriti që ta thellojë epërsinë e Kroacisë ndaj Kanadasë duke shënuar sërish. Rezultati aktual është 3:1 në favor të kroatëve.
65’ Kanë kaluar 20 minuta që nga fillimi i pjesës së dytë dhe ende nuk ka gola. Kroacia është duke e ruajtur epërsinë që ka ndaj Kanadasë 2:1.
46’ Ka filluar pjesa e dytë e takimit ndërmjet Kroacisë dhe Kanadasë. Rezultati aktual është 2:1 në favor të kroatëve.
45′ Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Kroaci-Kanada me rezultat 2:1 në favor të kroatëve.
44’ Futbollisti Marko Livaja arriti që ta realizojë golin e epërsisë për Kroacinë.
Marko Livaja scores from outside the box 🇭🇷
🇭🇷 Croatia 2-1 Canada 🇨🇦pic.twitter.com/tq2UbEbKLV
— FIFA World Cup 2022 (@2022_QatarWC) November 27, 2022
36’ Kroati Andrej Kramariq arriti që ta barazojë rezultatin me Kanadanë.
Kramaric levels it up 🇭🇷
🇭🇷 Croatia 1-1 Canada 🇨🇦pic.twitter.com/ryo8QtcDCL
— FIFA World Cup 2022 (@2022_QatarWC) November 27, 2022
27’ Kroacia arriti ta tundë portën e Kanadasë, mirëpo ky gol nuk u pranua për shkak se ishte pozicion jashtë loje.
02′ Vetëm dy minuta pasi ka filluar ndeshja, kanadezi Alphonso Davies shënoi gol kundër Kroacisë.
01′ Me këto formacione zhvillojnë ndeshjen Kroacia dhe Kanadaja.
Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e të dyja skuadrave.