Parlamenti Evropian kanë miratuar pranimin e Kroacisë në zonën Shengen me 534 vota “pro”, 53 vota “kundër” dhe 25 vota “abstenim”. Ata i kanë bërë thirrje Këshillit Evropian që të vazhdojë procesin dhe të miratojë një vendim përfundimtar ne muajin Dhjetor për heqjen e kontrolleve kufitare me këtë shtet.
Deri atëherë Kroacia duhet të informojë Parlamentin dhe Këshillin Evropian se si e ka zbatuar planin e saj të veprimit për menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE-së.
PE ka mbrojtur prej kohësh zgjerimin e zonës Shengen, e cila aktualisht përfshin 26 shtete dhe mbulon pothuajse 420 milionë qytetarë që lëvizin lirshëm pa kontrolle policore dhe pa patur nevojën që të paraqesin asnjë dokument.
Kroacia ky shtet buze Adriatikut me 3.9 milionë banorë do t’i bashkohet eurozonës si anëtari i 20-të që nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Më 18 Tetor 2022, eurodeputetët kanë shprehur mbështetjen e tyre për pranimin edhe të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen. Pranimi i bullgareve dhe rumuneve në zonën Shengen është kundërshtuar në vite nga Franca, Gjermania, Finlanda, Suedia, Holanda dhe Belgjika për shqetësimet që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe reformat në drejtësi.
Në fillim të këtij viti, presidenti francez Emmanuel Macron hapi paksa derën për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë, ndërsa zbuloi planet për të reformuar zonën pa pasaporta, duke përfshirë krijimin e një Këshilli ministror Shengen për të përshpejtuar veprimet kolektive në kohë krize.
Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur mbështetjen e tij dhe u zotua publikisht në 6 Tetor në Pragë qe të punojë për të parë Rumaninë dhe Bullgarinë pjese të zonës Shengen. Finlanda, Suedia dhe Danimarka kanë zbutur pozicionet e tyre.
por janë ligjvënësit holandezë që kanë vënë së fundmi veton ndaj Bullgarisë e Rumanisë duke argumentuan se mbizotërimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në këto shtete përbën “një rrezik për sigurinë e Holandës dhe të gjithë Zonës Shengen”.
Të dy vendet janë vendet anëtare të BE-së me renditjen më të ulët në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të publikuar çdo vit nga Transparency International, megjithëse rezultatet e tyre nuk janë shumë larg nga ato të Hungarisë dhe Greqisë, dy anëtarë të Shengenit për një kohë të gjatë.
Klan News