Kroacia kërkon bllokimin e Serbisë

Kryeministri Andrej Plenkoviç mbështet rezolutën e PE

Kryeministri kroat Plenkovic ka përsëritur kërkesën ndaj Beogradit se në një krizë globale si kjo, në të cilën mund të dallohen saktë dhe qartë e mira nga e keqja, nuk mund të ulesh në dy karrige edhe me perëndimin edhe me Rusinë. Ne raportin e Parlamenti Evropian te cilit i referohet kryeministri kroat theksohet nevoja për të “vendosur si prioritet përafrimin e shteteve ballkanike me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Grupi Social Demokrat në Parlamentin Evropian ka kritikuar afrimin e fundit të Serbisë me Moskën me nënshkrimin javën e kaluar në Nju Jork të një marrëveshjeje për të koordinuar politikën e jashtme të dy vendeve .

Serbia filloi negociatat me BE-ne në muajin janar te vitit 2014, por deri më tani ka bërë përparim të ngadaltë duke ka hapur tetëmbëdhjetë nga 35 kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht vetëm dy.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share