Kroacia, Austria, Sllovenia: Ballkani Perëndimor sa më shpejt në BE!

MINISTRAT E JASHTËM KOLUMNË TË PËRBASHKËT PËR SFIDAT E BE-së DHE VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE për shkak se kjo është mënyra më e mirë të stabilizohet situata në këtë pjesë të Evropës – paralajmërojnë shefat e diplomacive të Kroacisë, Austrisë dhe Sllovenisë.

Ministrat e Jashtëm, Gordan Grliq Radman, Aleksandar Shalenberg dhe Tanja Fajon, në një kolumnë të përbashkët, përshëndesin qasjen e re drejt zgjerimit të BE-së, I cili, për dallim nga të mëparshmit, jep rëndëi më të madhe për perspektivën gjeostrategjike me burokratizim më të vogël.

Si hapin e parë, përcjellë KlanM, Ministrat e Jashtëm të tri vendeve përmendin nevojën që BE-ja deri në fund të vitit,  t`i hap negociatat aderuese me Bosnjë e Hercegovinën.

Së dyti Mali i Zi ta vazhdojë rrugën e saj reformuese drejt BE-së, që do të varet nga formimi I qeverisë së re, kurse hapi I tretë është progresi që duhet të arrihet në negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në RMV, hapat e ardhshëm varen nga aftësia e vendit që t`i miratojë ndryshimet e domosdoshme kushtetuese. Rasti i fundit është rikujtim se vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të luajnë rol me përgjegjësi dhe të përmbahen nga vënia e kontesteve dhe problemeve dypalëshe që nuk lidhen me procesin e aderimit”, thonë Grliq Radman, Shalenberg dhe Fajon.

“Zgjerimi i BE-së nuk është një ndër opsionet politike. Sot është – imperativ gjeostrategjik” – konkludojnë Ministrat e Jashtëm të Kroacisë, Austrisë dhe Sllovenisë.

Ministrat e Jashtëm të Kroacisë, Austrisë dhe Sllovenisë, kanë theksuar se agresioni rus në Ukrainë e ka bërë BE-në më atraktive për vendet e partneritetit Lindor – Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, derisa njëkohësisht vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me kërcënime të papara për stabilitetin dhe dilemave në rritje të politikës së jashtme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share