Finlanda do të mbyllë të gjitha pikat kufitare, përveç pikës më veriore në kufirin e saj me Rusinë duke filluar nga mesnata e së premtes, në një përpjekje për të ndalur një fluks azilkërkuesish në vendin nordik. Sipas autoriteteve të emigracionit, azilkërkuesit vijnë nga një sërë kombesh duke përfshirë Jemenin, Afganistanin, Kenia, Marokun, Pakistanin, Somalinë dhe Sirinë.
“Jemi shumë të shqetësuar për situatën kufitare ku Rusia po i instrumentalizon njerëzit, jo vetëm duke i lënë të kalojnë në kufirin finlandez me dokumente të pavlefshme, gjë që nuk ka ndodhur më parë, por gjithashtu kemi prova që Rusia efektivisht po i sjell ata njerëz në kufi dhe po organizon gjithashtu transportin.”
Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian “Frontex” planifikon të vendosë oficerë në Finlandë sa më shpejt. Që javën e ardhshme Finlanda ka kërkuar 60 oficerë të Frontex-it ku 10 do të jenë të stacionuar përgjatë kufirit të saj prej 1,340 kilometrash me Rusinë.
“Kalimi i kufirit nga Rusia në Finlandë nuk është një rrugë e sigurt drejt Bashkimit Evropian. Ne kemi marrë tashmë masa për mbylljen e stacioneve të kalimit kufitar dhe nëse është e nevojshme, do të bëjmë mbyllje të mëtejshme. Kështu që mesazhi ynë është për të gjithë njerëzit që mendojnë të marrin këtë rrugë, se nuk është një zgjedhje e mirë. Kushtet nuk janë të mira, të pasigurta.”
Që nga fillimi i muajit, më shumë se 600 persona pa dokumente kanë ardhur në Finlandë nëpërmjet Rusisë, duke bërë që Helsinki të mbyllë disa vendkalime dhe të akuzojë Moskën për krizë të emigrantëve.
Një ditë më parë qeveria estoneze akuzoi Rusinë për përfshirje në një sulmi hibrid për të sjellë emigrantë në kufirin e saj, pasi 75 emigrantë kryesisht nga Somalia dhe Siria. Vendi baltik ka deklaruar se është gjithashtu i përgatitur të mbyllë pikat kufitare nëse rritet numri i azilkërkuesve. Kremlini paraqiti një notë proteste për mbylljen e pjesshme të kufirit të Finlandës, duke thënë se vendimi pasqyron qëndrim anti-rus.
Në vitin 2021, Polonia, Lituania dhe Letonia akuzuan aleatin e ngushtë të Moskës Bjellorusinë për krijimin e një krize emigrantësh që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, një akuzë që Bjellorusia e mohon.
Klan News