Kriza politike në Malin e Zi, formimi i qeverisë mund të shtyhet deri në Nëntor

Lëvizja “Evropa Tani” e Milojko Spajić ka arritur të marrë vetëm 24 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare të 11 Qershorit. Kur kanë kaluar 9 ditë nga këto zgjedhje ata nuk duan një koalicion qeveritar me socialdemokratët e ish-Presidentit Milo Gjukanoviç dhe lëvizjen “URA” të kryeministrit aktual Dritan Abazoviç.

Kandidati për kryeministër Spajić ka mbajtur postin e Ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale nga Dhjetori 2020 deri në muajin Prill 2022. Ditët e fundit, ai ka qenë në qendër të një afere financiare me shtetasin koreano-jugor Do Kwon i arrestuar në Podgoricë, i dyshuar për përvetësim të dhjetëra miliarda dollarëve përmes tregtimit të kriptomonedhave.

Kryeministri Abazoviç pretendon se ekziston mundësia që fushata e lëvizjes “Evropa Tani” të jetë financuar me para nga kriptovalutat, por Spajiç i mohon këto akuza.

Abazoviç thekson se tani nuk është e rëndësishme kë do Spajiç në qeverinë e ardhshme, por kush e ka shumicën për krijimin e saj. Sipas tij gjëja më e rëndësishme është që Mali i Zi të bëhet anëtari i parë i BE nga rajoni ynë deri në vitin 2027.

Duke folur për luftën kundër krimit të organizuar Abazoviç tha se janë arrestuar disa peshq të mëdhenj. Në këto kushte nuk përjashtohet mundësia që në tre muajt e ardhshëm të mos formohet qeveria e re malazeze dhe në vjeshtë të shpallen zgjedhje të reja.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share