Partia e Slavi Trifonovit “Ka një popull të tillë” nesër Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, do t`ia kthejë mandatin për formimin e Qeverisë së re.
As kjo parti, nuk arriti të sigurojë shumicën pasi paraprakisht këtë nuk e arritën as partitë e ish – Kryeministrave Bojko Borisov dhe Kiril Petkov.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, lideri I partisë “Ka një popull të tillë”, Slavi Trifonov.
Ndryshe, zgjedhjet e fundit në Bullgari u mbajtën më 9 qershor. Zgjedhjet e reja që pritet të shpallen nga Presidenti Radev, do të jenë të shtatat me radhë në tri vitet e fundit.
Bullgarisë I nevojitet një qeveri stabile dhe funksionale që të përshpejtojë financimin nga BE-ja, për ta shtyrë vendin drejt Eurozonës dhe tërësisht të kyçet në zonën Shengen.
Planet për kyçjen në Eurozonë tashmë dy herë janë anuluar, për shkak të inflacionit, kurse si datë e re përmendet 25 janari 2025.
Mosuksesi që të formohet qeveria dhe zgjedhjet e reja në Bullgari, do të rrisin rreziqet për anulime të reja.