“Dokumentin për asociacionin e kemi analizuar”
Emisari i Bashkimit Evropian për Ballkanin perëndimor, Miroslav Lajçak, në një intervistë dhënë për Euronews Serbia për situatën më të fundit në veri të Kosovës, ka deklaruar se dy udhëheqësit e Prishtinës dhe Beogradit kanë rënë dakord për zgjedhje të reja në katër komunat veriore.
Zyrtari i lartë i Bruskelit vlerësoi si konstruktiv rolin aktiv që Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në dobi të procesit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Më duhet të them se ai luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën, sepse është një njohës i mirë i situatës në terren. Sigurisht, si Kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritar për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur një zgjidhje”.
Reagimi i Lajçak erdhi pas propozimit që Kryeministri Edi Rama paraqiti së fundmi në Bruksel për mbajtjen e një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në veri, nga e cila “Kurti dhe Vuçiç nuk do të dilnin pa arritur marrëveshje”.
Një vlerësim pozitive dha edhe për propozimin e Ramës për gjetjen e një zgjidhje për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke se ka dokumenti ka elementë që mund të merren në konsideratë.
Tv Klan