Fermerët nuk garantojnë dot cilësi dhe prodhim të mjaftueshëm
Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, efektet e saj po ndihen në shumë ekonomi botërore përfshirë edhe atë gjermane që është motori i Evropës.
E prekur nga kriza energjetike është kjo fermë rreth 100 kilometra larg Berlinit e cila prodhon kryesisht qumësht por edhe kultura të tjera si misër dhe patate. Heiko Terno, menaxheri i fermës, është i shqetësuar për rritjen e faturave të energjisë elektrike.
“Çmimet e energjisë elektrike janë rritur katër herë më shumë, dhe ky është gjithashtu një problem për të gjithë Evropën”, ka thënë menaxheri Heiko Terno.
Me afrimin e dimrit, konsumi i energjisë elektrike në Gjermani do të rritet ndjeshëm dhe mund të ketë edhe mungesa.
“Kjo është arsyeja pse ne do të mbulojë çatinë me panele diellore në mënyrë që ne të mund të prodhojmë vetë energjinë elektrike”.
E sikur të mos mjaftonte kjo, e vetmja fabrikë që prodhon azot pranë fermës është mbyllur për shkak të ndërprerjeve me furnizimin me gaz natyror. Kjo do të thotë se plehrat kimikë nuk do të prodhohen me kohë.
“Jam i shqetësuar se nëse nuk kemi plehra kimikë për patate vitin e ardhshëm, nëse nuk kemi furnizime të mjaftueshme, nuk mund të garantojmë cilësi dhe prodhim”.
Përveç krizës energjetike, inflacioni në Gjermani ka shkuar deri në 7 për qind.
Klan News