NË VEND SE TË PRODHOJË RRYMË, NDËRTON KRYQE PA LEJE PËR NDËRTIM
Kërkesën e Manastirit “Shën Gjergji” të fshatit Buçin, për vendosjen e një kryqi në fshat tjetër, gjegjësisht në fshatin Presil, pa leje përkatëse nga komuna dhe pa u konsultuar me banorët lokal, e ka pranuar menjëherë REK Manastiri. E ky vendim, shkakto reagime të shumta tek banorët e fshatit Presillë, ku banojnë 99% qytetarë mysliman, raporton Klan M.
Iu drejtuam këtij institucioni dhe e pyetëm se si në kohë krize energjetike, vendos të dhurojë materiale dhe të ndihmojë për ndërtimin e një kryqi edhe atë, pa u respektuar procedurat legale për ndërtimin e tij.
”Për shkak të krizës energjetike dhe ekonomike, tanimë dy vjet janë ndaluar donacionet dhe sponsorizimet nëpërmjet financave dhe ndihmohet vetëm me materiale të cilat mbesin gjatë procesit prodhues, punë dore ose lëshimi i objekteve tona për fëmijë që vijnë nga familje që janë raste sociale” thone nga REK Manastiri.
Sa i përket rastit konkret, është ndihmuar me materiale dhe me punë dore. Materiali tanimë është dorëzuar tek shoqata e cila ka kërkuar ndihmë dhe kompania më tutje nuk ka asnjë përgjegjësi. Kujtojmë se gjatë ditë së djeshme, Kryetari i Komunës së Krushevës, Toni Hristovski ishte i detyruar që ti thërras banorët e të dy fshatrave për ti qetësuar gjakrat.
Pas takimit që pati me banorët u prononcua edhe për Klan.
E vet banorët thonë se vendimin për ndërtimin e kryqit mund të jetë akt individual që ka pasur si qëllim prishjen e marrëdhënieve ndërfetare në Krushevë. Pasi u takuan tek salla e komunës, të dyja palët pranuan se nuk kanë pas ndonjëherë probleme në këtë drejtim dhe u zotuan se nuk do të ketë as në të ardhmen. /KlanMacedonia/