“Kriza energjetike”, Kryeministri Kovaçevski në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë

БРИСЕЛ (АА) – Претседателот на Владата на Република Северна Македонија, Димитар Ковачевски (L), во рамките на дводневната работна посета на институциите на Европската Унија (ЕУ), денеска во Брисел се сретна со претседателот на Европскиот совет, Шарлс Мишел (R). ( Европски совет / Pool – Агенција Анадолија )

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian Sharles Mishel dhe kryeministrit çek, Petër Fiala, sot do të marrë pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë së bashku me liderët nga gjithsej 44 vende, nga të cilat 27 janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, vende nga Ballkani Perëndimor, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, si dhe Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina. Ndërsa në këtë takim është planifikuar edhe pjesëmarrja e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.

Në takimin e parë të Komunitetit Politikë Evropian në Pragë, Kovaçevski kryeson delegacionin qeveritar, në të cilin bëjnë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski.

Gjatë vizitës  kryeministrit Kovaçevski së bashku me kryeministrin e Ukrainës Denis Shmyhal, ai do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës lidhur me tregtinë e lirë dhe sigurimin e ushqimit. Kontratat do të nënshkruhen nga ministri Nikolovski dhe zëvendësministri për zhvillim ekonomik i Ukrainës, Taras Kaçka.

Nikoqiri takimit të parë të Komunitetit Politikë Evropian është qeveria çeke, e cila mori presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian në korrik./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share