Kriza energjetike: Defektet e rrymës – qytetarët nga frika blejnë dru për ngrohje (VIDEO)

PREJ 60, NË 100 EURO RRITET ÇMIMI I DRURIT

Në këtë mënyrë Zaim Sinani nga Kondova po përgatitet për dimrin. Sipas tij ngrohja me dru është më e sigurtë dhe më e lirë në krize ekonomike e energjitike, raporton Klan M.

“Ne i kemi blerë me herët çmimi atëherë ka qenë 60 euro. Kur i keni blere? Para dy muajve ndërsa tash na kanë ardhur. Sa është çmimi tash? 5800 denarë është një metër dru. A keni mjaftueshëm a do të bleni ende? Po do të duhet të blejmë edhe 10 metra. Çmimi i rrymës është i lartë, të ngrohem me rrymë nuk kam llogari. Ndërsa me dru je më i sigurtë je, i sigurtë deri në pranverë”, – tha Zaim Sinani.

Ndërsa banori tjetër sapo kishte paguar rrymën dhe ankohet për çmimin e lartë të faturës.

“Shikoni si i gënjëjnë qytetarët . 1540 kam harxhuar ndërsa për rrjetin e rrymës më ka ardhur 1500 denarë. Ajo është vetëm për përcimin te rrymës deri tek shtëpia ime. Kjo është risi, deri më tani nuk ka pasur. Thonë që 10% është rritur çmimi i rrymës në fakt është rritur 100%”

Ndryshe në mëngjes shumica e banorëve të Shkupit kanë mbetur pa energji elektrike. Për shkak të një defekti të madh të stacionit 110 kilovat, nuk ka pasur energji elektrike në vendbanimet Karposh, Gjorçe Petrov dhe Saraj.

“Nga njëra anë nuk ka rrymë, ndërsa nga ana tjetër çmimi i drurit është ngritur, 100 euro një kubik dru. Ndërsa unë rrogën e marrë 10 mijë denarë. Si do t’ia dalim nuk e di”. 

“14 mijë denarë nuk mrrijë për asgjë. Shkon pensioni për ujin, rrymën, duhet të blej edhe dru dy metra”. 

Nga EVN thonë se nuk bëhet fjalë për restrikcione apo reduktim të rrymës elektrike por për defekt.

“Rajoni i Karposhit, Kapishtecit, Vllae, Gjorçе Petrov, Matka, Kondovë dhe Saraj në mëngjes u ballafaquan me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Ndërprerja ndodhi si pasojë e rënies së largpërçuesit 110 kV nga trafostacioni “Shkupi 3” deri te trafostacioni “Perëndimi” , thonë nga EVN.

Deri më tani qeveritarët nuk kanë paralajmëruar se qytetarët do të ballafaqohen me reduktim të rrymës elektrike.  Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share