Dashamirësit e lojërave elektronike do të përballen me rritjen e çmimeve nëse ata duan të blejnë një Sony PlayStation 5, por për fat të mirë, çmimet për ata që duan të blejnë Nintendo Switch do të vazhdojnë të jenë njësojë.
PS5 do kushtojë 30 Paund më shumë në Mbretërinë e Bashkuar. Thuhet se kompania Sony po i rrit çmimet për shkak të inflacionit, ndërsa Nintendo, ka deklaruar se edhe pse kostot janë më të larta, çmimi i tyre do të qendrojë i njëjtë.
Çmimi i PS5 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të pësojë rritje, siç po ndodh tashmë në shumë vende. Arsye për këtë, sipas analistit të industrisë së lojrave Piuers Harding-Rolls është forcimi i Dollarit.
“Sony është një kompani globale e cila operon në shumë tregje globale të cilat ndikohen nga këmbimi valuator dhe fuqia e Dollarit”, tha ai për BBC.
Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe president i Nintendo-s, Shuntaro Furukawa, i cili ka thënë për gazetën financiare ‘Nikkei’ se kompania e tij dëshiron të ofrojë argëtim unik për një klientelë të gjerë dhe se duan ta shmangin bërjen ‘të papërballueshme’ të këtij argëtimi.
“Gara jonë është për shumëllojshmërinë e argëtimit në botë, ne duam të marrim përfitim në raport të drejtë me argëtimin që ofrojmë”./tvklan.al