Kriza e karburanteve në tregjet evropiane

Çmimet e naftës po bien shumë pak dhe shumë ngadalë në Europë

Naftën më të lirë në Evropë e paguajnë shoferët në Slloveni me 1.62 euro, ndërsa drejtuesit e mjeteve në Poloni paguajnë 1.64 euro për liter. E treta renditet Kroacia që faturon një çmim prej 1.72 euro për litër nafte e pasuar nga Bullgaria ku makinës i futet naftë me 1.74 euro litri.

Çmimet janë më të larta janë në pikat e furnizimit me karburant në Greqi ku paguhet 2.27 euro litri i naftes, e pasuar nga Italia ku shoferët duhet të nxjerrin nga xhepi 2.06 euro për litër naftë për makinat e tyre. Çmime të larta për karburantet shënohen edhe ne Austri me 2.03 euro për litër Republikën Çeke me 1.91 euro për liter dhe në Sllovaki me 1.90 euro për litër nafte. Në mesin e klasifikimit, ndër shtetet e listuara ështe Gjermania ku paguhet 1.84 euro për çdo litër nafte.

Edhe pse çmimet e karburanteve në disa shtete evropiane janë pak më të lira në krahasim me javën e kaluar, sipas analistëve, çmimet aktuale ende nuk korrespondojnë me zhvillimet e tregut botëror të naftës. Gjithsesi në gjashtë javët e fundit ka patur një ulje të ndjeshme të çmimeve.

Vetëm çmimi i naftës Brent, i cili është një nga përbërësit e karburantit, ra me rreth dhjetë dollarë për fuçi muajin e fundit. Të premten në nafta po tregtohej edhe nën shifrën e njëqind dollarëve.

Në kohën e rritjes së shpejtë të çmimeve të naftës, etiketat e çmimeve në pikat e furnizimit ndryshuan disa herë në ditë, por tani sipas analistëve, ndryshimi mund të jetë më i ngadalshëm por gjithsesi çmimet duhet të priren të bien në javët e ardhshme.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share