Kritikat e Ambasadorit austriak: Akuzat do të kontrollohen nga Prokuroria dhe Këshilli Gjyqësor

Letra e ambasadorit austriak ka mbërritur në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë Publike. Këshilli do t`i kontrollojë pohimet për ndikime ndaj gjykatësve, prokurorëve, përmbaruesve dhe noterëve në rastin me firmën e kushërirës së ish-Kryeministrit Zoran Zaev, njofton KlanM.

Nga ana tjetër, Prokuroria vepron ndaj tre kallëzimeve penale nga kompania austriake.

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se nuk bëhet fjalë për përzierje në punët e brendshme të vendit, por se obligim legjitim i çdo ambasadori është t`i mbrojë interesat e institucioneve dhe bizneseve private të qytetarëve të vendit të tij.

Ambasadori i Austrisë në Shkup, Vucas, sic njofton KlanM, dje përmes një komunikate drejtuar mediave dërgoi kritika të ashpra në adresë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar të shkakrkohen gjykatës dhe prokurorë publik, por edhe t`u merren licensat e punës të përmbaruseve dhe noterëve që kanë vepruar në kontestin që zhvillohet midis kompanisë austriake “AMMA Hoenems” dhe firmës nga Valandova “Lena Trade”, e ndërlidhur me familjen e ish-Kryeministrit Zoran Zaev.

Për shkak të manipulimeve dhe zvarritjes, sic percjell KlanM letrën e ambasadorit Vucas, firmës austriake nuk mund t`i paguhet borxhi prej 4.5 milion eurove.

Dje, ish-Kryeministri Zoran Zaev, sic njofton KlanM, potencoi se do ta padisë ambasadorin austriak nëse edhe një herë përmendet emri i tij në konotacion negativ. Ndryshe, pronare e firmës nga Valandova është kushërira e Zaevit, Emilija Zaeva Kostova./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share